Grabitje 140 mijë dollarë në 60 sekonda

Publikuar më: 1/11/2022, ora 09:54

Grabitje 140 mijë dollarë në 60 sekonda

Publikuar më: 1/11/2022, ora 09:54

Në më pak se 60 sekonda, një grup prej 7 personash arritën të grabisin mallra me vlerë 140 mijë dollarë në një dyqan në San Diego, Kaliforni.

Të armatosur me armë, grabitësit u futën në dyqan dhe arritën të marrin në një kohë rekord rreth 70 çanta.

Departamenti i Policisë së San Diagos tha në një deklaratë se ata besojnë se grupi i grabitësve mund të kenë kryer një seri vjedhjesh në Los Anxhelos. Megjithatë, deri tani asnjë person nuk është vënë në pranga.