Ndodh mrekullia, pas 7 muajsh në koma, 23-vjeçarja lind vajzë!

Publikuar më: 1/11/2022, ora 11:18
vajzaaa 1066x720

Ndodh mrekullia, pas 7 muajsh në koma, 23-vjeçarja lind vajzë!

Publikuar më: 1/11/2022, ora 11:18

Prej 7 muajsh në koma, 23-vjeçarja, e cila njihet si Shafiya, është bërë nëna. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Bulandshahr të Indisë.

23-vjeçarja pësoi një aksident të frikshëm me motor 7 muaj më parë. Ajo ra nga motori ndërsa ishte pa kaskë. Pas aksidentit të tmerrshëm, ku mori dëmtime të mëdha në kokë, Shafiya ka kryer 5 operacione të ndryshme neurologjike. Madje, ajo përfundoi edhe në intubim pak kohë më parë, ku iu desh të hiqte edhe një segment të kafkës për të lehtësuar presionin mbi tru si pasojë e lëndimeve.

Pavarësisht gjendjes së saj të rëndë, ajo lindi një vajzë të shëndetshme. Mjekët e konsiderojnë këtë rast shumë të pazakontë.

Në fillim, mjekët ishin në dilemë të madhe nëse do të duhej ta ndërprisnin shtatzëninë për shkak të gjendjes së rëndë. Pasi ekografia tregoi se shtatzënia e Shafijes ishte normale, ata në fund i rekomanduan familjes së saj që të vazhdonin shtatzëninë. Për fat të mirë, mjekët morën vendimin e duhur dhe tashmë pas 7 muajsh, Shafiya është bërë nënë edhe pse vijon ende në spital.

Mjekët janë shprehur se 23-vjeçarja ka dalë nga intubimi dhe është në gjendje të qëndrueshme. Ajo lëviz herë pas here kokën dhe këmbët, me shpresën se një ditë do të takohet me vajzën e saj të porsalindur.