Serbia vendos ushtrinë në gjendje gatishmërie në kufi me Kosovën

Publikuar më: 1/11/2022, ora 11:04
ushtria serbe ne kufi me kosoven 3 1024x576

Serbia vendos ushtrinë në gjendje gatishmërie në kufi me Kosovën

Publikuar më: 1/11/2022, ora 11:04

Nisja e zbatimit të vendimit të qeverisë së Kosovës për targat, ku prej ditës së sotme nis këshillimi i drejtuesve që t’i konvertojnë ato, ka bërë që Serbia të vendosë ushtrinë e saj në gjendje gatishmërie.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Vuçeviç gjatë një interviste për mediat tha se për shkak të situatës që mund të krijohet, presidenti Vuçiç urdhëroi ushtrinë serbe që ta ngrejë nivelin e gatishmërisë për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi të mundshëm.

“Kur Serbia flet për paqe dhe stabilitet, nuk do të thotë se ne jemi të dobët, se mund të na keqtrajtojnë dhe poshtërojnë. Ajo që duhet ta dijë populli, është se ushtria serbe është shumë herë më e fortë seç ka qenë, meriton respekt. Ne duhet të punojmë për më shumë staf, për armatim më të madh, për trajnim të forcave rezervë. Ne nuk po përgatitemi për luftë, por nuk mund të jemi plotësisht të papërgatitur për gjithçka që ndodh”, tha Vuçeviç.