Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Sulm brenda festës private, vritet me armë reperi amerikan

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 16:06 | Showbiz

Reperi i njohur amerikan Takeoff, nga grupi Migos, është vrarë me armë zjarri në Hjuston të Teksasit. Lajmi raportohet nga mediat amerikane. Policia konfirmoi se 28-vjeçari ishte qëlluar në një sallë boling, ku po luante bashkë me xhaxhain e tij dhe pjesëtarin tjetër të grupit, Kuavo.

Raportohet se në atë ambient po zhvillohej një festë private. Motivet e këtij sulmi me armë apo autori ende nuk dihen. Takeoff, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Ball, është qëlluar në kokë, sipas raportimeve.

Grupi Migos, që u nda në fillim të këtij viti, ka publikuar një sërë hitesh dhe konsiderohen si grupi me ndikimin më të madh në kategorinë e tyre muzikore.

I lindur në Lorensvill (Lawrenceville), Xheorxhia, Takoff e nisi karrierën me xhaxhain e tij Quavo në vitin 2008. Famën e fituan pesë vite më vonë me këngën “Versace”. Një tjetër këngë e famshme e tyre ishte “Bad and Boujee” e publikuar në vitin 2016.

A2 CNN Livestream

Dita jonë