Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Targat, SHBA: Kërkuam nga Kosova shtyrje të plotë dhe jo të pjesshme

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 10:01 | Kosova
Targat, SHBA: Kërkuam nga Kosova shtyrje të plotë dhe jo të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar sërish në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës, për çështjen e targave, i cili nis me gjoba prej 21 nëntorit ata që nuk konvertojnë targat e makinave të tyre.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Price theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që qeveria e Kosovës refuzoi kërkesën dhe këshillën e partnerëve të saj më të ngushtë.

“Ne kemi qenë të qartë, publikisht dhe privatisht, se komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara kërkon një shtyrje të plotë të zbatimit të këtyre çështjeve. Ne nuk kërkojmë një shtyrje të pjesshme, nuk kërkojmë zbatim në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë së Kosovës një shtyrje të plotë”, tha ai duke theksuar se po vazhdojnë diskutimet me palët në rajon dhe me Bashkimin Evropian”, u shpreh Price.

Price shton se Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti ndërkombëtar i kërkoi Kosovës shtyrjen me 10 muaj të vendimit për konvertimin e targave të makinave dhe jo shtyrje të pjesshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë