Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Turisti kolumbian humb në pyjet e Dhërmiut, gjendet pas disa orësh

Nga A2 CNN
1 Nëntor 2022, 20:23 | Kronikë
Turisti kolumbian humb në pyjet e Dhërmiut, gjendet pas disa

Dhërmiu është një nga destinacionet turistike më të njohura në vend, në veçanti për ujin e kaltër. Por nuk mungojnë as zonat e pyllëzuara dhe tejet të vështira. E di mirë një turist kolumbian që sot u shpëtua nga forcat e rendit pas një kërkimi disa orësh.

Turisti nga vendi i largët kishte humbur në një zonë të thepisur dhe nuk ishte më në gjendje të kthehej mbrapsht.

Fatmirësisht, ai mundi të komunikojë me forcat e rendit që e gjeten atë të lodhur por në gjendje të mirë shëndetësore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani