Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Debati për taksat, deputetët kërkojnë heqjen e përjashtimeve fiskale

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 16:54 | Ekonomi
Debati për taksat, deputetët kërkojnë heqjen e

Të vendoset barazi dhe drejtësi fiskale, duke taksuar më shumë fitimet e pamerituara në kurriz të shqiptarëve. Këtë kërkuan deputetët socialistë e demokratë në Komisionin e Ekonomisë, gjatë diskutimeve të buxhetit, duke nisur nga heqja e përjashtimeve fiskale, që edhe këtë vit do të qëndrojnë në fuqi.

Më shumë barazi kërkoi dhe socialiste Braçe, që propozon një skemë progresive për dividentin nga fitimet e kompanive.

E pyetur për fitimet e pataksuara të industrisë së hidrokarbureve, ministrja e Financave, deklaroi se mund të konsiderohet një taksë e veçantë, si ajo e energjisë që është ende në fazë konsultimi.

Braçe i bëri kërkesë ministres të zbatojë fiskalizimin edhe në bujqësi, pasi ky sektor ka një shkallë marramendëse evazioni.

Debatet u ndalën edhe tek ligji për rikthimin e basteve online dhe amnistia fiskale. Ndërsa deputetët shprehën skepticizmin për efektin e fiskalizimin në formalizimin e ekonomisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani