Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Dy biletat e fundit, Milan e Leipzig kërkojnë fazën e ardhshme të Champions League

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 12:30 | Futboll
Dy biletat e fundit, Milan e Leipzig kërkojnë fazën e ardhshme

Akti final i grupeve në Champions League. 90 minuta vendimtare, për të siguruar dy biletat e fundit për fazën e 1/8. Deri më tani, janë 14 skuadrat që kanë siguruar kalimin më tej, me Tottenham dhe Eintracht Frankfurt që iu bashkuan ekipeve të kualifikuara.

Gara është e hapur në Grupin E, aty ku Milani do të presë Salzburg, në duelin direkt që do të vendosë se cila prej tyre do t'i bashkohet Chelsea-t të vendit të parë. Djallit do t'i mjaftonte edhe një barazim, edhe pse Pioli premton skuadër sulmuese.

“Nuk do të hyjmë në fushë për të barazuar. Nuk do ta ndryshojmë mënyrën tonë të lojës. Duhet të bëjmë paraqitjen më të mirë të mundshme. E kemi nisur këtë udhëtim përpara tre vjetëve dhe tani jemi të përqendruar te kualifikimi. I kam dhuruar vetes këtë ëndërr dhe dua të vazhdoj ta përjetoj”, tha Pioli.

Beteja vijon edhe në grupin F. Leipzig duhet të evitojë humbjen përballë Shakhtar Donetsk. Të vetëdijshëm se duhet me patjetër të fitojnë, ukrainasit kërkojnë t'i bëjnë një dhuratë popullit të tyre që po vuan nga lufta.

“Do të luajmë me kurajë. Do të luajmë me talent, por do t'i shumëfishojmë këto faktorë me shpirtin kolektiv, sepse luajmë për të gjithë popullin ukrainas. Kjo do të jetë forca jonë, që na jep besim se mund të përballemi me skuadrat më të forta dhe mund t’ia dalim”, u shpreh Igor Jovicevic, trajner i Shakhtar Donetsk.

Mes emrave të tjerë të mëdhenj, në garë është vetëm Juventusi. Bardhezinjtë luajnë përballë Paris Saint German për të siguruar pjesëmarrjen në Europa League.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu