“E ardhmja nuk do të jetë e mirë” OKB: Temperaturat në Evropë u rritën mbi dyfishin e mesatares botërore, ndikim në ekonomi dhe ekosistem

Publikuar më: 2/11/2022, ora 16:07
vapa 1024x576

“E ardhmja nuk do të jetë e mirë” OKB: Temperaturat në Evropë u rritën mbi dyfishin e mesatares botërore, ndikim në ekonomi dhe ekosistem

Publikuar më: 2/11/2022, ora 16:07

Klima ka ndryshuar veçanërisht në Kontinentin e Vjetër. Në Evropë temperaturat janë rritur me më shumë se dyfishi i mesatares botërore në 30 vitet e fundit dhe është rritja më e lartë se në çdo kontinent tjetër në botë. Kjo është raportuar nga Organizata Botërore Meteorologjike, në një raport të publikuar në Gjenevë.

Të dhënat janë marrë duke pasur parasysh vazhdimësinë e ngrohjes, valët e të nxehtit, zjarret, përmbytjet dhe ndikimet e tjera të ndryshimeve klimatike që do të prekin shoqërinë, ekonomitë dhe ekosistemet.

Sipas raportit, e ardhmja e afërt nuk do të jetë më e mirë. Pavarësisht nga nivelet e ardhshme të ngrohjes globale, temperaturat do të rriten në të gjitha zonat evropiane me një ritëm më të shpejtë se ndryshimet e temperaturës mesatare botërore.

“Evropa paraqet një pamje të drejtpërdrejtë të një bote që po ngrohet dhe na kujton se edhe shoqëritë e përgatitura mirë nuk janë të sigurta nga ndikimet e ngjarjeve ekstreme të motit”.

Raporti u publikua përpara negociatave të OKB-së për ndryshimin e klimës, COP27, të planifikuara për javën e ardhshme në Sharm-El Sheikh në Egjipt.