Greva e pedagogëve, Rama: Njerëz pa atdhe, marrin urdhër nga foltorja e baltës

Publikuar më: 2/11/2022, ora 15:23

Greva e pedagogëve, Rama: Njerëz pa atdhe, marrin urdhër nga foltorja e baltës

Publikuar më: 2/11/2022, ora 15:23

As greva e urisë nuk e ka lëkundur kryeministrin Edi Rama që të marrë parasysh kërkesën e pedagogëve për rritjen e pagave me 30%.

Para se të nisej për në Berlin, nga një shkollë në Tiranë, shefi i qeverisë tregoi që nuk do të ketë asnjë tërheqje nga qëndrimi tij kundër protestës.

“Por një çetë brenda trupës që është shumë më madhe se sa aq për fat të mirë, një pakicë nën drejtimin e një SHIK-si i cili ka uzurpuar sindikatën e ashtuquajtur të pedagogëve, del me ultimatumin se nëse nuk iu rriten rrogat edhe më shumë se ç’iu rritën, do të hyjnë në grevë uri. Grevë urie për rroga mund të bëjnë vetëm njerëzit pa atdhe, njerëzit pa flamur, njerëzit pa fe, njerëzit pa din e iman”.

Pedagogët jo vetëm nuk do të gjejnë zgjidhjen që kërkojnë nga Rama, por protesta e tyre është cilësuar nga ai si një tubim i organizuar me urdhër politik nga kampi kundërshtar.

“SHIK-si që urdhrat i merr nga foltorja e baltës dhe kanë edhe paturpësinë të dalin edhe nëpër media e të thonë: Nuk ia vlen të jesh pedagog në Shqipëri”.

Pedagogët protestues pretendojnë se është e pamjaftueshme paga e tyre për të mundësuar një cilësi të lartë mësimore.