Kalvari i Manuel Neuer, tri operacione për të mposhtur kancerin e lëkurës

Publikuar më: 2/11/2022, ora 14:55
MANUEL NEUER KANCERI NE LEKURE 1280x720

Kalvari i Manuel Neuer, tri operacione për të mposhtur kancerin e lëkurës

Publikuar më: 2/11/2022, ora 14:55

Për vite me radhë është cilësuar numri një më i fortë në botë. Manuel Neuer është po kaq i fortë edhe jashtë fushe, ku është detyruar t’i nënshtrohet tri operacioneve për të mposhtur kancerin në lëkurë.

Ishte vetë 36-vjeçari ai që zbuloi kalvarin e betejës me sëmundjen e rëndë, duke folur për Bild. Portieri që ka fituar çdo trofe të rëndësishëm në karrierë, u diagnostikua me kancer të lëkurës në fytyrë dhe tashmë po punon përkrah yllit gjerman të tenisit, Angelique Kerber për të promovuar kremin kundër diellit.

Neuer ka fituar trofe të panumërta me Bayernin, mes të cilave 10 tituj kampionë në Bundesligë, 2 Champions dhe dy Botërorë për klube. Ai është gjithashtu kampion bote me Gjermaninë në vitin 2014. Pas betejës së fituar, gardiani synon lavdinë edhe në Katar, pavarësisht se panzerat nuk cilësohen mes skuadrave favorite.

Përveç se i fortë mes shtyllave, Neuer është modeli i portierit modern, që di të luajë shumë mirë edhe me këmbë. Pak vjet më parë, portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois vlerësoi rolin e kolegut të tij, për të ndryshuar perceptimin rreth këtij roli. “Neuer ka sjellë ndryshimin më të madh në histori. Impakti i tij në Botërorin 2014 ishte aq i madh, sa tashmë portieri nuk shihet si dikush që thjesht duhet të presë topin”, tha Courtois.