Kapet kanabis i ndarë në doza, të përfshirë edhe dy të mitur

Publikuar më: 2/11/2022, ora 10:35
policia makina naten plagosje  1280x720

Kapet kanabis i ndarë në doza, të përfshirë edhe dy të mitur

Publikuar më: 2/11/2022, ora 10:35

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se është vënë në pranga një 23-vjeçar, pasi dyshohet se shpërndante drogë dhe kishte përfshirë në këtë veprimtari kriminale edhe dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç.

“Shërbimet e Policisë së Durrësit, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “November”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:   

-M. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient të pabanuar, shërbimet e Policisë i gjetën 23-vjeçarit, një sasi lënde narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje. Në momentin e kapjes, 23-vjeçari ishte së bashku me dy të mitur, 15 dhe 16 vjeç, të cilët dyshohet se i shfrytëzonte për të shpërndarë lëndë narkotike”, njofton policia.