Karriera e kandidatit të mundshëm për stolin e Kombëtares

Publikuar më: 2/11/2022, ora 11:29
di biagio 1 1280x720

Karriera e kandidatit të mundshëm për stolin e Kombëtares

Publikuar më: 2/11/2022, ora 11:29

Tashmë ditët e trajnerit Reja në drejtimin e Kombëtares shqiptare janë të numëruara. Një ditë më parë, mediat italiane gati zyrtarizuan edhe trajnerin e ri të kuqezinjve. Sipas tyre, ai do të jetë Luigi Di Biagio. 51-vjeçari refuzoi të marrë drejtimin e Cosenza në Serinë B. Di Biagio u takua me drejtuesit e klubit, por u konfirmoi se për momentin është në fazën finale të negociatave për t’u emëruar në stolin kuqezi.

Nëse lajmet që vijnë nga Italia janë të vërteta, nuk përjashtohet mundësia që emërimi dhe firma në kontratë të realizohet menjëherë.

Karriera si futbollist

Si futbollist, ai u rrit te Lazio me të cilën debutoi si mesfushor me tipare mbrojtëse më 11 qershor 1989, teksa Juventusi fitonte 4-2. Por vetëm kaq, pasi do të shitej te Monza ku do të luante për 3 sezone mes Serie B dhe C1. Në vitin 1992, ai u ngjit sërish në Serie A me skuadrën e Foggia-s, me të cilët luajti për 3 sezone, ku trajner në atë kohë ishte i famshmi Zdeněk Zeman, i cili e ktheu atë në rolin e mesfushorit.

Në vitin 1992 ai u kthye në kategorinë më të lartë me Foggia , duke qëndruar në kuqezinjtë për tre sezone nën drejtimin e trajnerit Zdeněk Zeman , i cili e ktheu atë në rolin e mesfushorit. Më tej, 4 vite me bluzën e Romës. Në verën e vitit 1999, ai u transferua tek Inter me të cilët luajti për 4 sezone dhe arriti një vend të dytë ne Serie A dhe një gjysmëfinale në Champions League. Përplasjet me trajnerin Héctor Cúper e detyruan Di Biagio-n të largohet duke u transferuar te Brescia në verën e vitit 2003. Një sezon më pas, Brescia bie në Serie B, ndërsa Di Biagio kalon te Ascoli, aty ku në shtator të vitit 2007, ai u detyrua të varte këpucët në gozhdë pasi pësoi edhe disa dëmtime të njëpasnjëshme.

Me Kombëtaren e Italisë, Luigi Di Biagio ka debutuar në moshën 26-vjeçare, më 28 janar 1998, në fitoren 3-0 të të kaltërve ndaj Sllovakisë, nën drejtimin e Cesare Maldinit. Ai ishte pjesë e Italisë edhe në kampionatin Botëror të 1998-ës në Francë, aty ku arriti të shënojë edhe një gol. Megjithatë, ai mbahet mend për penalltinë e humbur ndaj Francës në çerekfinale, e cila eliminoi të kaltrit nga kompeticioni.

Ai e mbylli karrierën me kombëtaren me 31 paraqitje dhe 2 gola.

Karriera si trajner

Më 3 korrik 2008, Luigi Di Biagio ka marrë licencën si trajner, ndërsa më herët kishte drejtuar të rinjtë te Cisco Roma. Më 25 korrik të vitit 2011, ai mori drejtimin e 20-vjeçarëve të Italisë, ndërsa më 2 korrik të vitit 2013, ai zëvendësojë Devis Mangia në drejtimin e Shpresave të Italisë. Suksesi më i madh për të në këtë post ishte Kampionati Europian aty ku u rendit në vendin e tretë pasi më herët u eliminua nga Spanja në një humbje 3-1 në gjysmëfinale. Më 5 shkurt, ai përkohësisht merr drejtimin e Kombëtares së kaltër dhe i drejton ata në dy miqësore, ndaj Argjentinës dhe Anglisë.

Më 10 shkurt, 2020, Luigi Di Biagio merr drejtimin e SPAL në Serie A, por në fund nuk ishte në gjendje të shmangte rënien e ekipit në Serie B.

Nëse Di Biagio do të zyrtarizohet si pasardhës i Edy Reja-s, do të bëhet italiani i tretë me radhë dhe i katërti në histori që do të drejtojë Kombëtaren. Negociatat kanë nisur prej disa javësh dhe duket se së fundmi ka patur zhvillime pozitive, duke bërë që palët të arrijnë edhe marrëveshjen në parim.