Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Skema e pensioneve në krizë, kreu i ISSH: Është dhe do të jetë deficitare, por reforma e 2014 i ka arritur objektivat

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 22:41 | Ekonomi
Skema e pensioneve në krizë, kreu i ISSH: Është dhe do

Drejtori i Përgjithshëm i ISSH Astrit Hado, i ftuar në A2 Business, mohon se skema e pensioneve po dështon.

“Pensionet financohen nga kontributet e mbledhura, nuk është e vërtetë që një e katërta e lekëve të mbledhura nga shteti përfundojnë aty.  Skema  e pensioneve ka qenë, është, dhe do të jetë deficitare. Është një skemë e krijuar që në vitin 1947 dhe e reformuar në ‘72 dhe në 93, ku u përshtat ekonomisë së tregut, ku kontributet siguroheshin nga të punësuarit. Por për shkak të falimentimit të industrive shtetërore, u rrit në mënyrë domethënëse numri i pensionistëve. Në 2014, u be reforma që ka si qellim kryesor ishte vendosjen e një sistemi të drejtë, ku secili merrte atë për të cilin ka kontribuuar, duke siguruar qëndrueshmërinë. E në këtë qasje, objektivi është arritur, sepse ka frenuar rritjen e deficitit”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë Flobenc Dilaveri thotë se nuk mund të quhet kurrsesi e suksesshme, por mund të pranohet se pjesërisht ia ka arritur qëllimit. “Por ka faktorë të tjerë që e zbehin atë sukses, dhe do të shtojnë detyrimet e buxhetit të shtetit për të kompensuar skemën e sigurimeve. Nuk mund të mendojmë që pensionet të rriten duke iu përshtatur kontributeve të dhëna.

Por drejtori Hado përgjigjet se “pensioni nuk është pasoje por shkak, në qofte se një individ ka paguar kontribute minimale do të marrë një pension minimal, problemi nuk janë pensionet por tregu i punës.

Sipas ekspertes Teuta  Nunaj, reforma e vitit 2014 “ka rritur vlerën e kontributeve direkte, ka hequr kufizimin e pensionit maksimal, ku personat që derdhnin më shumë kontribute më parë nuk mund të përfitonin, si dhe ka zbutur diferencën midis pensioneve rurale dhe ato ne qytet, dhe ato të meshkujve me femrat. Nga ana tjetër kemi një rënie të numrit të kontributeve në zonat rurale”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu