Taksë për fitimet e karburanteve? Ibrahimaj: Vetëm nëse kanë rritur fitimin nga vjet

Publikuar më: 2/11/2022, ora 12:39
SINK PER NAFTEN frame 694 1280x720

Taksë për fitimet e karburanteve? Ibrahimaj: Vetëm nëse kanë rritur fitimin nga vjet

Publikuar më: 2/11/2022, ora 12:39

Ashtu sikurse për sektorin e energjisë, qeveria do të konsiderojë edhe vendosjen e një takse speciale në sektorin e karburanteve.

Edhe pse sipas ministres së Financave ka pak gjasa të ndodhë, sepse prej muajsh marzhi i fitimit caktohet nga Bordi.

Ibrahimaj zbuloi ndërkohë se shteti është në një proces gjyqësor me një kompani private, për një nga komponentët e fiskalizimit te ky sektor.

“Vende të ndryshme kanë vendosur të taksojnë dhe sektorë të tjerë. Hidrokarburet në Shqipëri, kryesisht importohen, iu kemi vendosur një marzh. Dhe nëse fitimet do të jenë më të mëdha do ta marrim në konsideratë. Karburantet janë të gjitha të fiskalizuara. Ka një proces gjyqësor për gjurmimin, ndërkohë që ai nuk ka nisur, por është një proces i pavarur nga fiskalizimi”, tha Ibrahimaj.