Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tkurrja e popullsisë dhe efektet te skema e pensioneve

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 23:15 | Ekonomi
Tkurrja e popullsisë dhe efektet te skema e pensioneve

Në skemën e pensioneve, numri i kontribuesve ka rënë, ndërsa është rritur numri i pensionistëve. Arsyeja kryesore mbetet emigrimi masiv, kryesisht i të rinjve, që janë edhe forca e punës ose ata që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore.

Projeksionet e INSTAT janë për një reduktim të popullsisë në vitet në vijim. Nga rreth 2,7 milionë banorë që është sot, popullsia e Shqipërisë llogaritet të arrijë 2,9 milionë banorë sipas skenarit optimist, të qëndrojë në këtë nivel sipas skenarit normal dhe të zbresë në 2,6 milionë banorë, sipas skenarit pesimist.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, “ky është një problem kryesor”.

“Është një thikë që i ngulet sistemit të sigurimeve shoqërore. I bie që të ulet numri i kontribuesve dhe të rriten shpenzimet për pensionet”, tha Hado në “A2 Business” me Aurora Sulçen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani