Zgjedhjet parlamentare në Izrael, rikthehet ish-kryeministri Netanyahu

Publikuar më: 2/11/2022, ora 08:15
mb netanjahu fiton frame 836 1280x720

Zgjedhjet parlamentare në Izrael, rikthehet ish-kryeministri Netanyahu

Publikuar më: 2/11/2022, ora 08:15

Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të rikthehet në pushtet, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të 1 nëntorit, me bllokun e krahut të majtë, që siguroi mazhorancën, falë mbështetjes së fortë të aleatëve të tij të ekstremit të djathtë.

Kryeministri më jetëgjatë në pushtet, në gjyq për akuzat për korrupsion të cilat i mohon, pritet të marrë sipas sondazheve të televizionit shtetëror izraelit, 61 deri në 62 deputetë, në parlamentin me 120 deputetë.

Rezultatet përfundimtare pritet të shpallen më vonë gjatë javës. Këto janë zgjedhjet e pesta që Izraeli mban në më pak se 4 vjet, por pavarësisht lodhjes së qytetarëve nga problemet politike, pjesëmarrja në votimet e së martës ishte më e larta që prej vitit 1999.

Siguria në rrugë dhe rritja e çmimeve ishin në fokus të fushatës elektorale mes dy rivalëve politikë, kryeministrit Yair Lapid dhe ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu.