Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Zjarri në masivin e gështenjave në Tropojë, rrezikohen shtëpitë dhe pronat

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2022, 10:43 | Aktualitet
Zjarri në masivin e gështenjave në Tropojë, rrezikohen

Prej më shumë se 12 orësh, masivi i gështenjave në dy fshatra të Tropojës janë përfshirë nga flakët. Zjarri vijon të rrezikojë pemët në fshatrat Gri dhe Gegëhysen dhe pavarësisht përpjekjeve të banorëve të zonës ka qenë e pamundur që të shuajnë flakët.

Deputeti i zonës, Isuf Çelaj, bëri sërish thirrje për autoritetet që të ndërhyjnë për të frenuar avancimin e flakëve.

“Ky zjarr po ju kërcënon shtëpitë dhe pronat e tyre, dëmi i shkaktuar prej zjarrit është  i pallogaritshëm edhe ndaj mjedisit natyror! Gështenja është pemë e bekuar prej Zotit dhe u ka shërbyer dhe u shërben këtyre banorëve për t'u ushqyer si një pasuri e çmuar në shekuj! Thirrja për institucionet shtetërore që të marrin masa urgjente e t’iu shkojnë në ndihmë këtyre banorëve të lënë në harresë nga shteti i tyre! Është obligim ligjor mbrojtja e pasurisë natyrore banesave të këtyre banorëve!”, tha Çelaj në një postim në Facebook.

A2 CNN Livestream

Dita jonë