27 raste të reja me koronavirus, vetëm 3 të shtruar në spital

Publikuar më: 3/11/2022, ora 17:36
koronavirusi ne shba varianti delta i ri  1024x576

27 raste të reja me koronavirus, vetëm 3 të shtruar në spital

Publikuar më: 3/11/2022, ora 17:36

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit, nga 408 testime të kryera, 22 persona rezultuan pozitivë, ndërkohë që 12 të tjerë janë shëruar.

Aktualisht, në spitalet covid po marrin trajtim të specializuar vetëm 3 pacientë, ndërsa raportohen 211 persona aktivë në mbarë vendin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

3 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 408 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto Bashki:

12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Fier, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamëz, Vorë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë.

Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 408

Testime totale 1,998,655
Raste pozitive 331,869
Raste të shëruara 328,065
Raste Aktive 211
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 140
Vlorë 20
Gjirokastër 15
Durrës 10
Fier 8

Berat 6
Elbasan 4
Shkodër 3
Korçë 2
Lezhë 1.