Alarm në 18 rajone të Italisë për stuhi dhe rrebeshe

Publikuar më: 3/11/2022, ora 18:43
moti i keq 1 1280x720

Alarm në 18 rajone të Italisë për stuhi dhe rrebeshe

Publikuar më: 3/11/2022, ora 18:43

Shirat dhe stuhitë kanë përfshirë Italinë mbrëmjen e sotme, duke filluar nga rajonet veriore dhe më pas duke u përhapur në pjesën tjetër të vendit. Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar alarmin e motit në 18 rajone.

Duke filluar nga mbrëmja e sotme parashikohen reshje të mëdha shiu, të cilat në nivel lokal mund të jenë shumë intensive dhe të shoqëruara me breshër, rrufe dhe stuhi të forta ere, në Piemonte, Liguria, Lombardi, Emilia-Romagna, Veneto, Trentino Alto Adige, Friuli Venezia Giulia dhe Toskana.

Nga mëngjesi i së premtes do të preken edhe Kampania, Bazilikata dhe Kalabria.

Erëra të forta deri në stuhi priten gjithashtu në Liguria, Emilia-Romagna, Veneto, Friuli Venezia Giulia dhe Marche.

Përveç reshjeve të dendura të shiut në lartësitë mbi 1500-1800 metra priten edhe reshje bore.

Kujtojmë se moti i keq, me shi të dendur e erë të fortë ka pushtuar Anglinë, duke shkaktuar kaos në transportin publik.