Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Avokati i grupimit "Alibeaj" është sëmurë, shtyhet seanca në Apel për ndryshimet statutore të PD

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 11:14 | Aktualitet
Avokati i grupimit "Alibeaj" është sëmurë, shtyhet

Gjykata e Apelit Tiranë ka shtyrë për më 10 nëntor, në orën 9:30, seancën ku do të gjykohet një prej ankimeve të bëra nga Partia Demokratike. Seanca në Apel ishte parashikuar të zhvillohej mëngjesin e së enjtes, por nga avokati i grupimit “Alibeaj”, Indrit Sefa, ishte kërkuar shtyrja e saj, për shkak se vetë Sefa ishte sëmurë.

Një Kolegj Civil do të shqyrtojë ankimin e bërë nga grupimi i Lulzim Bashës në PD kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës të 18 marsit 2022, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, kuvende të thirrura nga Lulzim Basha.

https://a2news.com/2022/05/17/perplasjet-per-statutin-e-pd-gjykata-e-apelit-te-papranueshme-deklaratat-qe-synojne-nderhyrje/

Ky ankim është një nga tri ankimet e grupimeve të Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Më 16 maj, në këtë gjykatë janë depozituar dy të tjerë nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Sali Berishës në PD.

Kërkesa e parë ankimore është kundër ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, që ligjëroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, të thirrur nga Sali Berisha.

Ndërsa në tjetrin, mbështetësit e Berishës kundërshtojnë vendimin që e pranoi Alibeajn si palë në përballjen e tyre gjyqësore. Këto dy ankime janë në pritje të shqyrtimit dhe ende nuk është caktuar një datë për to.

A2 CNN Livestream

Dita jonë