Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Buxhetet për vitin 2023, opozita dyshuese nëse organet e vetingut justifikojnë fondet

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 15:35 | Politikë
Buxhetet për vitin 2023, opozita dyshuese nëse organet e vetingut

Pavarësisht se dhanë votat në Kuvend për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut, opozita në Komisionin e Ligjeve ngriti pikëpyetje nëse këto institucione justifikojnë mbështetjen financiare që kanë përfituar. Në seancën dëgjimore për buxhetin e vitit 2023 të këtyre organeve, deputetja Çupi arsyetoi se vetingu tashmë është kryer për pjesën më të madhe të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Kam besuar se do të vinit me buxhet të ulur se volumi i punës tek ju do të ketë rënë, keni mbyllur dosjet e 577 subjekteve, pra ka mbetur një pjesë e vogël për t’u përfunduar”, tha Çupi

Por, për drejtuesen e KPK-së, Pamela Qirko puna mbetet e njëjtë, duke qenë se norma e seancave nuk ndryshon.

“Komisioni nuk e ka ulur kurrë ngarkesën e punës, ka punuar me të njëjtat ritme dhe tashmë është me ritëm konstant, nuk ka rënë puna. Nëse do të ulnim numrin e punonjësve do të rrezikonim mos të përmbushnim përmbylljen e procesit me sukses”, tha Pamela Qirko.

E radhës në seancë ishte drejtuesja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Albana Shtylla, e cila kërkoi shtesë buxheti për ambiente me qira në qendër të kryeqytetit, një tjetër aspekt i kontestuar nga opozita.

“Ambientet me qira i keni marrë këtu pranë, që është qiraja më e madhe në Shqipëri. Për çfarë i kërkoni ambientet me qira”, tha Çupi.

“Zyrat janë të vogla, kemi nga 4 persona, njësia e shërbimit ligjor ka 6 zyra. Ambientet me qira janë të domosdoshme”, u përgjigj Shtylla.

Treshen e organeve të vetingut e mbylli Komisioneri Publik, për buxhetin e të cilit demokrati Oerd Bylykbashi kërkoi që të justifikohet nga rezultatet.

“Unë gjykoj se buxheti shpenzohet edhe në raport me atë që bën një institucion. Sa çështje keni trajtuar ju?

Sipas përfaqësuesve të 3 organeve të vetingut, buxheti i kërkuar është bazik dhe ofron vetëm plotësimin e nevojave të domosdoshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani