Champions League, të hënën shorti i 1/8, priten përballje “titanësh”

Publikuar më: 3/11/2022, ora 17:01
CHAMPIONS EKIPET 1 8 PRAG SHORTI frame 590 1280x720

Champions League, të hënën shorti i 1/8, priten përballje “titanësh”

Publikuar më: 3/11/2022, ora 17:01

Me përfundimin e grupeve po afrohet momenti kulmor i Champions League, faza me eliminim të drejtë për drejtë, e cila do të nisë në vitin 2023.

Për 16 skuadrat e kualifikuara janë përcaktuar dhe shpërndarja gjeografike përbëhet nga katër angleze, katër skuadra gjermane, tre italiane, vetëm Reali nga Spanja dhe Paris Saint German nga Liga e Parë franceze. Porto dhe Benfica mbajnë Portugalinë në nivelet më të larta, teksa surpriza është Club Brugge.

Të hënën e 7 nëntorit, skuadrat do të njohin edhe rivalët e fazës së 1/8. Shorti do të hidhet në Nyon të Zvicrës, duke nisur prej orës 12 të mesditës.

Bayern, Chelsea, Manchester City e Real Madrid janë koka të serisë, duke qenë se kanë fituar grupin. Goglat pritet të rezervojnë duele “titanësh” edhe prej faktit se në vazon e skuadrave të vendit të dytë janë Liverpool, Inter, Borussia Dortmund, Milan dhe Paris Saint German.

Rregullorja e shortit eviton përballjen ndërmjet skuadrave nga i njëjti kampionat dhe të ekipeve të cilat kanë qenë në të njëjtin grup. Këto sfida lejohet të nisin vetëm në çerekfinale. Ndeshjet e fazës së 1/8 do të luhen nga mesi i muajit shkurt, deri më 14 dhe 15 mars.

Finalja e këtij edicioni të Champions do të zhvillohet më 10 qershor në stadiumin “Atatürk” të Stambollit.