Del në shitje diamanti më i madh rozë

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 08:11 | Lifestyle
Del në shitje diamanti më i madh rozë

Diamanti më i madh në botë, në formën e dardhës dhe në ngjyrë rozë të theksuar, pritet të dalë në një ankand të Christie’s, javën e ardhshme, dhe mund të shitet për shumën rekord nga 25 deri në 35 milionë dollarë.

Diamanti 18.18 karatësh ka qenë në pronësitë e koleksionuesve aziatikë për shumë vite. Për këtë diamant ka pasur shumë interes, edhe përpara se shtëpia e Ankandeve Christie’s vendosi ta nxjerrë në shitje në Gjenevë.

Sipas ekspertëve të Christie’s, diamanti është në ngjyrë vërtetë të jashtëzakonshme, një rozë e gjallë dhe me qartësi të gurit në 100%. Gjithnjë e më shumë koleksionuesit dhe adhuruesit e gurëve të çmuar, po shfaqin interes për diamantët e rrallë, sidomos për mbi 10 karat dhe të tillë në ngjyra ka shumë pak në botë.

Diamanti më i madh në ngjyrë rozë që shtëpia e ankandeve Christie’s ka shitur e me të cilin ka thyer çdo rekord botëror, ka qenë ai 18.96 karat, “Uinston Pink”, i shitur në vitin 2018 për plot 50.4 milionë dollarë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi