Dy kandidatura për Kamzën, pas Shemsi Prençit, në garë edhe ish-deputeti Asllan Dogjani

Publikuar më: 3/11/2022, ora 15:52
SINK ASLLAN DOGJANI frame 576 1280x720

Dy kandidatura për Kamzën, pas Shemsi Prençit, në garë edhe ish-deputeti Asllan Dogjani

Publikuar më: 3/11/2022, ora 15:52

Pas Shemsi Prençit, në primaret e PD-së për Kamzën do të marrë pjesë edhe ish-deputeti Asllan Dogjani. Ai e shpalli sot kandidaturën e tij nga selia e Partisë Demokratike.

“Vizioni im është që me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapësira të barabarta për të gjithë, me parqe e lulishte, rruge me stadarde e cilësi të lartë. Do të krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit.

Do të bëj gjithçka, do të bëjë çmos duke u krijuar mundësi e hapësira të rinjve që janë larguar për t’u kthyer në vendin  e tyre, të investojnë, dhe të krijojnë bizneset e tyre.

Do të bëjmë çdo gjë që edhe shtëpia e fundit në Kamëz dhe Paskuqan të ketë ujë pa ndërprerje, rrugë e kanalizime. Nuk do të mbetet më asnjë shtëpi e palegalizuar.

Të gjithë do të kenë të drejtë të riparojnë shtëpitë e tyre pa qenë nevoja për të marrë leje dhe jo siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar çatinë e shtëpisë.

Do të bëj gjithçka për të krijuar mundësi, hapësira të barabarta për çdo demokrat dhe demokrate, për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit, duke nxitur konkurrencën, meritokracinë, do të luftojmë korrupsionin dhe do të ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në shërbim të qytetarëve.

Do të bëj gjithçka që çdo demokrat e demokrate, çdo qytetar i Kamzës dhe Paskuqanit të jetoj i lirë në vendin e vet, të kenë të drejta të barabarta, pa frikën e shtetit dhe të pushtetit, të jetoj me dinjitet në vendin e tij, askush nuk do të diskriminohet apo dhunohet nga shteti, apo pushtetit për shkak të origjinës, racës, krahinës, fesë apo idesë.

Demokratë e Demokrate, simpatizantë të Partisë Demokratike, në Kamëz dhe Paskuqan, ju bëj thirrje që me datën 4 dhjetor të merrni pjesë masivisht për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati për kryetar i Bashkisë Kamëz.

Ju kërkoj që të më besoni me votën tuaj dhe ju siguroj së fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë më e madhe se asnjëherë tjetër dhe së bashku mund dhe do ta largojmë dhe këtë qeveri që nuk e meriton të rrijë më as edhe një ditë në pushtet.

Ju siguroj se do të bëjmë më të mirën për ju dhe Bashkia Kamëz do të jetë shtëpia e çdo demokrati e demokrate, do të jetë e hapur për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit”, tha Dogjani.