“E shkuara ruan lidhjet”, gjermanët “joshen” nga ish-Jugosllavia, pak investime në Shqipëri

Publikuar më: 3/11/2022, ora 20:03

“E shkuara ruan lidhjet”, gjermanët “joshen” nga ish-Jugosllavia, pak investime në Shqipëri

Publikuar më: 3/11/2022, ora 20:03

Me një buxhet të majm e projekte të orientuara kryesisht te industria automobile, energjia, bujqësia e teknologjia e informacionit, kompanitë gjermane po përpiqen të kthehen në lojtarë kryesorë në pellgun e Ballkanit Perëndimor.

Në vetëm tre muaj, investimet gjermane janë zgjeruar me 171 milionë euro në Serbi, me mbi 88 milionë në Maqedoninë e Veriut apo 76 milionë në Bosnje-Hercegovinë. E njëjta nuk mund të thuhet për Shqipërinë e cila lë pas vetëm Kosovën.

 “Nuk ka një lloj përputhje në nivelin politik që kemi me Gjermaninë me atë tregtar. Gjermania është shumë e fuqishme në Shqipëri në aktivitete indirekte sesa në ato direkte, dhe për këtë duhet punuar më shumë për të rritur me projekte investime konkrete”, thotë eksperti Genti Beqiri.

Ndonëse Gjermania është ekonomia më e madhe dhe më e fortë e Europës, Shqipëria ka më pak lidhje me të, krahasuar me vendet e tjera të Rajonit edhe te shkëmbimet tregtare. Pjesa e eksporteve drejt Gjermanisë ndaj totalit është ndjeshëm më pak se në vendet fqinje.

E njëjta vlen edhe te importet. Vetëm 7.2 për qind e totalit të mallrave që Shqipëria blen nga jashtë në një vit vijnë nga Gjermania.

Ekspertët vlerësojnë se klima e ashpër e biznesit dhe politikat fiskale që ndryshohen shpesh janë dy ndër faktorët kryesorë që e bëjnë Shqipërinë të mos jetë aq tërheqëse ndaj investitorëve gjermanë.