Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Emigrantët shqiptarë, Rama: Britanikët të vijnë në Gjermani, të mësojnë si t’i zgjidhin problemet e veta

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 14:52 | Politikë
Emigrantët shqiptarë, Rama: Britanikët të vijnë në

Rama ka reaguar edhe në samitin e Procesit të Berlinit ndaj autoriteteve britanike që të mos diskriminojnë emigrantët shqiptarë.

Rama foli për emigrantët shqiptarë në Gjermani, duke thënë se ky shtet nuk është ankuar asnjëherë, madje ka pasur një seriozitet për të zgjidhur problemin. Kryeministri shqiptar shtoi më tej duke thënë se britanikët duhet të vijnë në Gjermani për të mësuar sesi të zgjidhin problemet e tyre.

“Nuk dëgjova asnjë politikan gjerman apo ministra që të flasin për pushtim nga emigrantët shqiptarë. Nuk kam dëgjuar të flasin se shqiptarët janë kriminelë, por pash një përkushtim për ta trajtuar çështjen me dinjitet, duke e radhitur Shqipërinë në vendet e sigurta, duke i dhënë fund asaj trazire të atij momenti. Ndaj, në vend që të ndizej një narrative e çmendur pushtuesish, gangsterësh, përfaqësuesit britanikë të vijnë në Gjermani dhe të mësojnë shpejt e të zgjidhin problemet e veta. Së dyti, më duhet të kujtoj se qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francës kanë qenë të ligjshëm. Nëse ka një problem në kanalin e La Manshit le ta zgjidhin ata. Ne jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë për të bërë gjithçka, por nuk mund ta pranojmë këtë lloj retorike”, tha Rama.

https://a2news.com/2022/11/03/sunak-reagon-pas-komenteve-te-rames-falenderojme-shqiperine-per-bashkepunimin-ne-luften-kunder-trafikanteve/

Këtë të enjte, ka reaguar edhe zyra e kryeministrit britanik, Rishi Sunak. Zëdhënësja e Sunak tha se Britania ka një marrëdhënie të fortë me Shqipërinë dhe i është falënderuese vendit tonë për punën që bëhet për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore. “Duam të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët ndërkombëtarë për të thyer modelin e biznesit të trafikantëve të qenieve njerëzore dhe i jemi mirënjohës Shqipërisë për punën që bën me ne në këtë drejtim”, thuhet në reagim.

https://a2news.com/2022/11/03/edi-rama-per-bbc-mos-na-fajesoni-ne-per-problemet-tuaja-te-kufirit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë