I hyri në shtëpi dhe dhunoi burrin e Nancy Pelosit, autori është emigrant i paligjshëm

Publikuar më: 3/11/2022, ora 15:43

I hyri në shtëpi dhe dhunoi burrin e Nancy Pelosit, autori është emigrant i paligjshëm

Publikuar më: 3/11/2022, ora 15:43

David DePape, i akuzuar për sulmin e dhunshëm ndaj Paul Pelosit javën e kaluar, qëndronte në Shtetet e Bashkuara në mënyrë të paligjshme dhe mund të ekstradohet në vendin e tij.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, DePape, me nënshtetësi kanadeze, hyri në vend në fillim të marsit në portin e hyrjes San Ysidro, për një vizitë të përkohshme. Në përgjithësi, kanadezëve që udhëtojnë në SHBA për biznes ose turizëm, nuk iu kërkohet vizë dhe u lejohet të qëndrojnë në SHBA për gjashtë muaj, afat kohor të cilin DePape e kishte thyer.

Aktualisht mbi 42-vjeçarin rëndojnë një sërë akuzash, që përfshijnë cenim i pronës private, tentativë për vrasje, tentativë për rrëmbim dhe plagosje të personit me paramendim.

DePape hyri me dhunë në banesën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi në Kaliforni më 28 tetor dhe dhunoi bashkëshortin e saj, Paul Pelosi. Autori ka pohuar përballë autoriteteve se synimi i tij ishte të dëmtonte zyrtaren.

Nancy Pelosi është një ndër politikanet më me influencë në Shtetet e Bashkuara. Ajo u zgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021.