Në shpellën e “vdekjes”, turisti injoron paralajmërimet, ndërron jetë

Publikuar më: 3/11/2022, ora 12:14

Në shpellën e “vdekjes”, turisti injoron paralajmërimet, ndërron jetë

Publikuar më: 3/11/2022, ora 12:14

Një turist ka ndërruar jetë pasi u godit nga një bllok i madh akulli, i cili u shkëput nga një shpellë.

Viktima është nga Brazili, ndërsa ngjarja ka ndodhur në shpellën Jimbo në Argjentinë. Turistët injoruan tabelat paralajmëruese të rrezikut dhe u futën në shpellën e mbuluar nga akulli. Pamjet, e kapura nga një tjetër turist, tregojnë viktimën duke ecur drejt grykës së shpellës nën një akullnajë, ndërsa një nga personat që po e shoqëronte i kërkon të bëjë kujdes.

Papritur “çatia” e akullit u shemb dhe një pjesë e madhe ra mbi turistin. Grupet e kërkim-shpëtimit u njoftuan, por derisa ata arritën, turisti kishte ndërruar jetë.

Vendi ku ndodhi ngjarja është pjesë e Parkut Kombëtar, “Tierra del Fuego”.