Rankimi europian i inovacionit, Shqipëria ndër të fundit në Europë, lëmë pas vetëm Rumaninë

Publikuar më: 3/11/2022, ora 16:52

Rankimi europian i inovacionit, Shqipëria ndër të fundit në Europë, lëmë pas vetëm Rumaninë

Publikuar më: 3/11/2022, ora 16:52

Digjitalizimi i shërbimeve dhe në tërësi inovacioni kanë qenë kryefjalë e qeverisë Rama në vitet e fundit, por ende nuk ka vend për krenari. Këtë nuk e tregojnë vetëm sulmet kibernetike që kanë paralizuar prej muajsh pjesë të sistemit digjital, por një konfirmim i tillë vjen edhe nga Komisioni Europian.

Shqipëria përfshihet për herë të parë në raportin e fundit “Rankimi Evropian i Inovacionit”. Mes grupit të shteteve të inovatorëve në zhvillim vendi ynë lë pas Rumaninë. Gjithsesi në krahasim me vitin e kaluar evidentohet si progres shtimi i profesionistëve nga Shqipëria që ofrojnë shërbime për kompani të huaja në fusha si teknologjia e informacionit, grafik-dizajni dhe marketingu.

Por në këtë rast përsëri humbet Shqipëria, pasi duke kontribuar për tregun ndërkombëtar, këta profesionistë lënë një boshllëk të madh në bizneset vendase.

Profesionistët po ikin sepse nuk vlerësohen. Një profesionistë i mirë merr 5 mijë dollarë në javë në SHBA, gjë që nuk mund të ndodhë këtu. Sapo merret informacioni që dikush është i aftë, nga momenti që tregu është i vogël dhe njihen të gjithë, automatikisht i vjen oferta nga jashtë”, thotë për A2 CNN Gentjan Progni, ekspert i IT.  

 Raporti vëren një ngadalësim të inovacionit në biznese, të cilat nuk investojnë thuajse fare në procese, sisteme dhe produkte inovatore. Rankimi Europian i inovacionit tregon se një pikë e fortë e Shqipërisë është të mësuarit gjatë gjithë jetës, edhe pse raporti vjetor i Komisionit Europian evidenton mospërputhje të aftësive me tregun e punës dhe papunësi të lartë së të rinjve.