Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Shpërndanin kartëmonedha të falsifikuara, prokuroria e Elbasanit kërkon 39 vite burg për 6 të pandehurit

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 16:22 | Kronikë
Shpërndanin kartëmonedha të falsifikuara, prokuroria e Elbasanit

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar 39 vite burg për 6 personat që kryenin falsifikimin dhe shpërndarjen e kartëmonedhave të falsifikuara.

Të pandehurit në bashkëpunim me njëri –tjetrin kryenin falsifikimin dhe shpërndarjen e kartëmonedhave të falsifikuara të prerjes 5000 Lekë në qytetin e Elbasanit.

Hetim i këtij procedimi u krye me metoda speciale dhe u survejua dhe me agjent të infiltruar, i cili në disa episode bleu kartëmonedhat nga të pandehurit. Më pas u krye arrestimi në flagrancë dhe sekuestrimi i një numri të konsiderueshëm kartëmonedhash.

Në përfundim të gjykimit të procedimit penal, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan kërkoi:

1.            Të deklarohet fajtor i pandehuri K.B., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

2.            Të deklarohet fajtor i pandehuri J.H., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

3.            Të deklarohet fajtor i pandehuri D.K., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

4.            Të deklarohet fajtor i pandehuri F.K., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

5.            Të deklarohet fajtor i pandehuri N.L., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim, zbatim i nenit 59 Kodit Penal;

6.            Të deklarohet fajtor i pandehuri A.L., për veprën penale të “Falsifikimi i monedhave në bashkëpunim”, e parashikuar nga neni 183/2 i K.Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me gjashtë vjet burgim;

7.            Të deklarohet fajtor i pandehuri A.L,  për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” të parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal, dhe në zbatim të këtij neni të dënohet me tre vjet burgim,se spe është kapur dhe duke transportuar emigrantë në mënyrë të kundraligjshme.

8.            Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal dhe në bashkim të dënimeve të dënohet përfundimisht me nëntë vjet burgim.

9.            Në mbështetje të neneve  190 pika 1 gërma “b” dhe 391 të Kodit të Procedurës Penale të deklarohen të falsifikuara (kartëmonedhat e sekuestrura) mbajtja dhe qarkullimi i të cilave është i ndaluar të zhduken.

Në total u kërkuan 39 vite burgim për të pandehurit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë