Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tre kandidatët e PD, Meta: Njëri më i mirë se tjetri, Tirana t’i ikë nga duart tiranëve

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 15:42 | Politikë
Tre kandidatët e PD, Meta: Njëri më i mirë se tjetri, Tirana

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vlerësuar publikisht 3 kandidatët e PD-së që garojnë në primare për Bashkinë e Tiranës.

“Emrat janë njëri më i mirë se tjetri. Procesi është një hap shumë pozitiv. I ftoj të gjithë kandidatët të shpalosin platformat e tyre për rivendosjen e llogaridhënies në Bashkinë e Tiranës. Mbështesim procesin, cilido kandidat që do të fitojë do të gëzojë edhe përkrahjen tonë dhe të kolegëve të tjerë që Tirana t’i ikë nga duart tiranëve”, u shpreh Meta.

Meta ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës më 12 nëntor. Korrupsioni i qeverisë Rama në këto 8 vite dhe emigrimi masiv i shqiptarëve sipas tij, janë arsyet kryesore për të cilat shqiptarët duhet të ngrenë zërin.

“12 nëntori është rasti që të gjithë qytetarët shqiptarë të dalin e të thonë fjalën e tyre, të kërkojnë llogari për shkatërrimin e shtetit, për shkatërrimin e ekonomisë familjare në vend. Është koha t’i jepet fund regjimit gjobëvënës ndaj shqiptarëve të ndershëm”.

Protesta e thirrur nga opozita pritet të mbahen në orën 16:00 të pasdites përballë kryeministrisë në datën 12 nëntor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë