Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vjosa Osmani operohet në klinikë private, reagojnë të indinjuar mjekët

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2022, 12:03 | Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar dje një operacioni në tëmth, po kjo gjë nuk është pritur mirë nga Kirurgët e Qendrës Klinike Universitare, pasi kryetarja e shtetit ka zgjedhur një klinikë private për të kryer ndërhyrjen.

18 kirurgë kanë shprehur indinjimin e tyre për anashkalimin e institucionit publik, në këtë rast të Klinikës së Kirurgjisë Abdominale në QKUK, nga Presidentja Osmani.

“Duke u bazuar në situatën aktuale Kolegjiumi i Kirurgëve të Kosovës reagon ndaj anashkalimit të Presidentes së Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani, që i ka bërë këtij institucioni duke mos kërkuar trajtim shëndetësor në institucionin tonë, por pa u konsultuar fare me personelin udhëheqës, ka marrë trajtim shëndetësor jashtë SHSKUK-së”, thuhet në këtë reagim.

Kirurgët mes të tjerash shkruajnë se operacioni për heqjen e tëmthit është një procedurë rutinë që kryhet në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale që nga viti 1999.

A2 CNN Livestream

Dita jonë