4.5 milionë persona në terr, Zelensky: Rusia po shkon drejt terrorizmit energjetik

Publikuar më: 4/11/2022, ora 07:47

4.5 milionë persona në terr, Zelensky: Rusia po shkon drejt terrorizmit energjetik

Publikuar më: 4/11/2022, ora 07:47

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se po rrëshket drejt terrorizmit energjetik, në një kohë kur trupat ruse janë duke bërë fitore të vogla në fushëbetejë.

Sipas liderit ukrainas, tashmë të paktën 4.5 milionë persona janë pa energji elektrike, si pasojë e sulmeve ajrore nga ana e Rusisë, ndaj rrjetit furnizues në vend.

Gjatë javëve të fundit, Rusia ka ndërmarrë një mori sulmesh me dronë ndaj infrastrukturës energjetike dhe kjo vjen pasi trupat e Putinit kanë nisur tërheqjen edhe nga qyteti strategjik i Khersonit.

Zelensky gjithashtu informon se vetëm brenda muajit tetor, 1/3 e stacioneve elektrike në vend janë shkatërruar. Për këtë arsye, qeveria i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen kursimtarë me të.