Eksod nga Twitter, 1 milion të larguar nga rrjeti social që kur Elon Musk mori drejtimin

Publikuar më: 4/11/2022, ora 12:05
hypatia h e6355cd9841ca72fcae9cd89fa6c0f97 h 78558c6eb815cf77d44d895538bc68c1 1280x720

Eksod nga Twitter, 1 milion të larguar nga rrjeti social që kur Elon Musk mori drejtimin

Publikuar më: 4/11/2022, ora 12:05

Një kompani amerikane e analizimit të të dhënave në rrjetet sociale thotë se që kur Elon Musk u bë pronar i Twitter-it, platforma mund të ketë humbur rreth 1 milion përdorues.

Njeriu më i pasur në botë shpenzoi 44 miliardë dollarë për të marrë kontrollin e kompanisë dhe menjëherë shpalli disa ndryshime drastike. Përveç se paralajmëroi se do të rikthente Donald Trump në platformë, Elon Musk tha se përdoruesit duhet të paguajnë për të përfituar etiketën blu të “verifikimit” të llogarisë.

Reuters raportoi gjithashtu se stafi i brendshëm ka marrë një e-mail ku njoftohen se nga kjo e premte do të nisin largimet nga puna. Sipas agjencisë së lajmeve, mund të shkarkohen rreth 3700 persona, ose gjysma e stafit.

Kompania “Bot Sentinel” thotë se ka analizuar mbi 3,1 milionë llogari në aktivitetin e tyre të përditshëm dhe sipas saj 877 mijë janë mbyllur, ndërsa 497 mijë janë pezulluar mes datave 27 tetor dhe 1 nëntor. Sipas kompanisë, Twitter ka rreth 237 milionë llogari ditore nga të cilat nxjerr të ardhura. Sipas kompanisë VPNOverview, kërkimet për togfjalëshin “Si të fshijmë Twitter” janë rritur me 500% gjatë periudhës 24-31 tetor.

Gjithashtu, Twitter ka pezulluar disa nga funksionet e verifikimit të lajmeve të shpërndara në platformë. Kjo ka ngjallur kritika të shumta nga figura politike në SHBA, të cilat pretendojnë se Twitter do të përdoret për lajme të rreme dhe dezinformim gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit ku garohet për kontrollin e Kongresit dhe Senatit.

Kritika të shumta, miliarderi afrikano-jugor ka marrë edhe për futjen e pagesës për “verifikimin”. Shkrimtari i famshëm amerikan Stephen King deklaroi se do të largohej nga platforma nëse kjo bëhej, ndërsa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha një ditë më parë se do të negocionte me Elon Musk për çmimin. Ndërsa kongresmenja amerikane Alexandra Ocasio Cortez e quajti qesharak këtë plan: “Një miliarder që përpiqet t’u shesë njerëzve fjalën e lirë…”, tha ajo.