Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Presidenti Begaj pret delegacionin nga Presheva: Censusi ju faktorizon për të mbrojtur të drejtat tuaja në Serbi

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 16:24 | Politikë
Presidenti Begaj pret delegacionin nga Presheva: Censusi ju faktorizon për

Pak ditë nga mbyllja e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Republikën e Serbisë, një delegacion i Komunës së Preshevës, vizitoi sot në Tiranë Presidentin Bajram Begaj.

Presidenca tha Begaj vlerësoi seriozitetin dhe pjekurinë me të cilën shqiptarët dhe partitë politike shqiptare të Komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës treguan këtë herë për procesin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë në Republikën e Serbisë dhe përshëndeti pjesëmarrjen e lartë veçanërisht në dy komunat e para.

https://a2news.com/2022/11/01/shqiptaret-ne-serbi-arifi-i-zhgenjyer-nga-tirana-dhe-prishtina-po-te-mos-ishte-be-do-te-plotesohej-deshira-e-vucicit/

Duke vlerësuar frymën e bashkëpunimit të demonstruar nga të gjithë aktorët dhe faktorët politikë shqiptarë në Luginën e Preshevës, Presidenti Begaj, theksoi se ky bashkëpunim solli një regjistrim më të saktë e më të drejtë të shqiptarëve që jetojnë në këtë rajon të Serbisë.

“Kjo i shërben statusit të shqiptarëve në këto komuna dhe i faktorizon ata edhe më shumë në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të tyre në Serbi, të cilat duhet të jenë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane”, nënvizoi Presidenti Begaj.

https://a2news.com/2022/10/17/lugina-e-shqiptareve/

Pas vlerësimit të klimës së re pozitive e të bashkëpunimit rajonal në tërësi, si dhe të vëmendjes së shtuar të  Bashkimit Evropian për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kreu i Shtetit, e siguroi delegacionin e Komunës së Preshevës se shqiptarët e Luginës së Preshevës do të gjenin gjithmonë tek ai dhe institucionet shqiptare një mbështetës të fortë e të vendosur për realizimin e plotë të të drejtave të tyre.

Sipas shifrave paraprake të censusit, numri i shqiptarëve në Serbi është rreth 100 mijë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli