Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Presionet inflacioniste po zgjeroheshin”, Hoxholli shpjegon rritjet në seri të normës bazë të interesit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 20:29 | Ekonomi
“Presionet inflacioniste po zgjeroheshin”, Hoxholli shpjegon rritjet

Rajna Hoxholli, zv/drejtore e politikës monetare në Bankën e Shqipërisë, e ftuar në studion e “A2 Business” me Aurora Sulçen, shpjegoi pse ky institucion vendosi rritjet në seri të normës bazë të interesit.

“Jemi në fillimin e një cikli normalizues pas krizës, rikthim i normave të interesit pranë niveleve të tyre mesatare historike. Jemi përballur me një rritje shumë të shpejtë të inflacionit në harkun e një viti. Këto faktorë krijojnë një rrezik për ta mbajtur lart inflacionin edhe gjatë periudhës në vijim. Në këto kushte, norma bazë e interesit është rritur nga Banka e Shqipërisë. Arsyeja pse rritjet e normës bazë janë bërë në seri, njëra pas tjetrës, lidhet me treguesit e rinj ekonomikë, me përditësimin e parashikimeve tona”, tha Hoxholli.

https://a2news.com/2022/10/05/rritet-serish-norma-e-interesit-sejko-shtrenjtimi-i-cmimeve-do-vijoje-kujdes-me-amnistine-fiskale/

Më tej, ajo saktësoi se parashikimet e reja tregonin që presionet inflacioniste po rriteshin dhe po zgjeroheshin në ekonomi.

“Prandaj ishte nevoja për ndërhyrje të njëpasnjëshme. Është lëvizje shumë e ngjashme me atë që kanë bërë bankat e tjera”, theksoi Hoxholli.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani