Atentati ndaj Inez Hajrullës, jepet pretenca për grupin e përfshirë në ngjarje

Publikuar më: 5/11/2022, ora 12:36
atentati inez hajrulla 1280x720

Atentati ndaj Inez Hajrullës, jepet pretenca për grupin e përfshirë në ngjarje

Publikuar më: 5/11/2022, ora 12:36

Prokuroria e Vlorës jep pretencën për grupin e përfshirë në ngjarjen e 10 majit 2019, në zonën e quajtur Uji i Ftohtë në Vlorë, ku mbeti i plagosur Inez Hajrulla.

Në pretencën e saj, prokurorja Elona Alvura ka kërkuar 35 vite burg për Daut Elmazin, Igli Memën dhe Gentian Dautin. Nga 30 vjet është kërkuar nga prokuroria për Serxho Ademi dhe Albano Goxhajn.

Ndërkohë, i përfshirë në këtë ngjarje është edhe Fatmir Hyseni, i shpallur në kërkim. Edhe për këtë të fundit, prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm.

Ngjarja ku u qëllua në drejtim të Inez Hajrulla ndodhi në maj të vitit 2019, në zonën e Lungomares në Vlorë. Në këtë ngjarje u plagos rastësisht një tjetër shtetas, punonjes i Bashkisë së Vlorës.

Pritet tashmë të shprehet Gjykata e Vlorës për këtë çështje dhe nëse do të konfirmojë apo jo vendimin pas kërkesës së prokurorisë.