Chelsea do Leaon me çdo kusht, ofron Brojën dhe para

Publikuar më: 5/11/2022, ora 12:46
leao broja 1280x720

Chelsea do Leaon me çdo kusht, ofron Brojën dhe para

Publikuar më: 5/11/2022, ora 12:46

Armando Broja mund të veshë fanellën e Milanit në janar. Merkatoja e dimrit këtë sezon pritet të ketë plot surpriza dhe së fundmi emri që po qarkullon më shumë është bomberi shqiptar Armando Broja.

Pas shumë diskutimesh nëse do të qëndrojë apo jo në Londër këtë sezon, në media kanë qarkulluar sërish zëra për një lëvizje të mundshme në Itali, por këtë herë si pjesë e një shkëmbimi. Chelsea po bën çmos për të siguruar shërbimet e yllit të Milanit, Rafael Leao. Portugezi nuk ka rinvoruar ende me kuqezinjtë, çfarë i bën londinezët të besojnë deri në fund për 23-vjeçarin.

Chelsea është gati të përfshijë disa lojtarë si Armando Broja, Hakim Ziyech apo Pulisic, plus para shtesë, por kuqezinjtë e vlerësojnë lojtarin jo më pak se 120 milionë euro në total. Kontrata e 23-vjeçarit skadon me Milanin në vitin 2024 dhe ai ende nuk ka qenë i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje të re, duke dashur të shtyjë negociatat pas Kupës së Botës në Katar.

Megjithatë, Chelsea nuk është i vetmi klub që ka shfaqur interes për Leaon, pasi në garë janë dhe gjigantët e Manchester City, që, siç raportohet, i kanë ofruar një pagë stratosferike portugezit, që arrin deri në 10 milionë euro në sezon.

Deri më tani, sulmuesi kuqezi ka shkëlqyer me kuqezinjtë, pasi ka shënuar 6 gola dhe dhuruar 9 asist në 17 ndeshje.