“Luftë” vetëm në një drejtim, nuk mjafton vetëm politika monetare, duhet edhe ajo fiskale

Publikuar më: 5/11/2022, ora 12:16

“Luftë” vetëm në një drejtim, nuk mjafton vetëm politika monetare, duhet edhe ajo fiskale

Publikuar më: 5/11/2022, ora 12:16

Ndryshe nga vendet e tjera të Rajonit dhe Europës, Shqipëria duket se e ka fokusuar luftën ndaj inflacion vetëm te politika monetare duke anashkaluar atë fiskale. Banka e Shqipërisë po vijon të rrisë normën bazë të interesit, ndërsa qeveria nuk planifikon ndonjë paketë të posaçme për të amortizuar efektet e shtrenjtimit të jetesës. Në kushtet kur gjasat që rritja i çmimeve të mos ketë prekur ende kulmin janë të mëdha, ekspertët bëjnë thirrje për politika mbështetëse ndaj qytetarëve.

“Në veçanti, analiza e informacionit të disponuar sugjeron se presionet inflacioniste po vijnë në rritje dhe baza e tyre shfaqet në zgjerim.”

E thënë më thjesht, më e keqja nuk ka ardhur; shtrenjtimi i çmimeve ende nuk ka prekur kulmin.

 “Dimri duket i vështirë duke pasur në konsideratë dhe paqartësitë që kemi pasur me sektorin energjetik”.

Sigurisht, kohët e pazakonta kanë nevojë për masa të jashtëzakonshme. Por deri më tani, lufta ndaj inflacionit që në tetor arriti në nivelin 8.1 për qind është përqendruar kryesisht te politika monetare duke anashkaluar atë fiskale.

Pra Banka e Shqipërisë po rrit thuajse çdo muaj normën bazë të interesit për lekun, ndërsa në horizont nuk parashikohet ndonjë ndihmë për ata që po paguajnë më shtrenjtë. Ndaj në këto kushte ekspertët bëjnë thirrje për politika mbështetëse ndaj qytetarëve.

Edhe për vitin e ardhshëm qeveria planifikon të dalë e fituara e madhe nga dallga e rritjes së çmimeve, ndërsa në projektbuxhetin e hartuar nuk parashikohen paketa të posaçme për të amortizuar efektet e shtrenjtimit të jetesës. Ndaj në këto kushte mbetet që shqiptarët të përgatiten për kohë edhe më të vështira.