Porosia e Alibeajt për kryetarët: Të fillojë puna për përzgjedhjen e kandidatëve për 14 majin

Publikuar më: 5/11/2022, ora 11:02
SINK ALIBEAJ frame 156 1280x720

Porosia e Alibeajt për kryetarët: Të fillojë puna për përzgjedhjen e kandidatëve për 14 majin

Publikuar më: 5/11/2022, ora 11:02

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka mbledhur pasdite e se premtes në Fier kryesinë dhe kolegjin e kryetarëve në kuadër të zgjedhjeve vendore. Qëllimi i mbledhjes ishte që të fillojë organizimi i strukturave për identifikimin e kandidatëve për zgjedhjet e 14 Majit.

“Fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD në funksion të ripërtëritjes së të gjitha seksioneve dhe në ato degë ku kemi vakanca dhe identifikimi i kandidaturave qoftë për kryetar të bashkisë, qoftë për këshillin bashkiak.

Deri të dielën nga ana e kryesisë dhe sekretariatit do të shpërndahen udhëzimet përkatëse për arritjen e këtyre dy qëllimeve. Në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash si pjesë e procesit një anëtar një votë”.