Interi shpërdoron, Juventus nuk fal dhe e mposht pastër

Publikuar më: 6/11/2022, ora 22:47
020a77526a30dd5dea2d348825da37a2o2

Interi shpërdoron, Juventus nuk fal dhe e mposht pastër

Publikuar më: 6/11/2022, ora 22:47

Derbi i Italisë është veshur bardhezi. Juventusi ka mposhtur Interin 2-0 duke e parakaluar tashmë edhe në klasifikim.

Pjesa e parë ishte e kujdesshme nga të dyja ekipet, por për t’u veçuar ishte një rast flagrant i Dumfries, i cili mori një pasim të jashtëzakonshëm nga Barella, por vetëm pak metra nga porta goditi mbi kuadrat.

Pjesa e dytë ishte krejtësisht një ndeshje tjetër, me raste për të dyja skuadra, por të besuarit e Allegrit u treguan më të saktë dhe realizuar dy herë, fillimisht me Rabiot dhe më pas me të riun Fagioli.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e pestë, një më shumë se Interi.