Koronavirusi në Shqipëri, 211 raste aktive në të gjithë vendin

Publikuar më: 6/11/2022, ora 17:18
iii 1024x569

Koronavirusi në Shqipëri, 211 raste aktive në të gjithë vendin

Publikuar më: 6/11/2022, ora 17:18

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit vetëm 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa 12 të tjerë janë shëruar. Në të gjithë vendin, aktualisht, janë 211 persona të infektuar.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 242 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 9 qytetarë, në këto Bashki:

5 në Tiranë dhe 4 në Lushnje.

Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,124 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 6 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                9

Të shëruar në 24 orë             12

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       242

Testime totale                   1,999,836

Raste pozitive                      331,928

Raste të shëruara                  328,124

Raste Aktive                             211

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    150

Vlorë                         18

Fier                           18

Gjirokastër                6

Durrës                     5

Berat                           5

Shkodër                 5

Elbasan                   3

Lezhë.                     1