Ndërtesa 37-katëshe në flakë, zjarrfikësit heronj u shpëtojnë jetën banorëve

Publikuar më: 6/11/2022, ora 21:42
zjarrfikesit 1130x720

Ndërtesa 37-katëshe në flakë, zjarrfikësit heronj u shpëtojnë jetën banorëve

Publikuar më: 6/11/2022, ora 21:42

Një zjarr i madh përfshiu një ndërtesë 37-katëshe në Manhatan duke lënë të lënduar 38 persona të lënduar, dy nga të cilët në gjendje të rëndë për jetën.

Nëse zjarrfikësit nuk do të kishin ndërhyrë në kohë, situata do të kishte qenë shumë herë më e rëndë.

Në rrjetet sociale është bërë virale një video e zjarrfikësve, të cilët në kushte ekstreme, duke rrezikuar edhe jetën e tyre, iu vijnë në ndihmë banorëve të bllokuar mes tymit dhe flakëve në ndërtesë. Në video duken zjarrfikësit teksa shpëtojnë me litarë banorët duke i nxjerrë ata nga dritaret.

Edhe pse për rastin ka nisur një hetim, nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri ka nisur pas shpërthimit të baterisë së një skuteri elektrik.