Primaret e PD, shtyhet afati deri me 8 nëntor për Durrësin dhe Elbasanin

Publikuar më: 6/11/2022, ora 17:24
primaret pd 1280x720

Primaret e PD, shtyhet afati deri me 8 nëntor për Durrësin dhe Elbasanin

Publikuar më: 6/11/2022, ora 17:24

6 nëntori ishte afati përfundimtar për të depozituar kandidaturat për primaret e demokrateve për bashkinë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit. Por këto 2 të fundit nuk ndoqën ritmin e kryeqytetit dhe sot ato nuk kanë kandidatë të zyrtarizuar, ndaj  afati është shtyrë deri më datë 8 nëntor.

Për Bashkinë e Elbasanit 2 kandidaturat e mundshme pritet të zyrtarizohën nesër me kreun e degës, Bledi Himçi dhe ish-kryetarin Aurel Bylykbashi.

Edhe në Durrës kërkon të garojë për Bashkinë kryetari i degës Igli Cara. Në primare pritet të ketë përballë Ardian Mukën, ish-kandidatin e “rithemelimit” të PD për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit për Bashkinë Durrës. Në primaret e Tiranës zyrtarizuan kandidaturën deri këtë të diel Belind Këlliçi, Gert Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Adriana Kalaja.