“Qelia” në mes të Tiranës, ku radikali kishte ngujuar familjen e tij

Publikuar më: 6/11/2022, ora 14:19

“Qelia” në mes të Tiranës, ku radikali kishte ngujuar familjen e tij

Publikuar më: 6/11/2022, ora 14:19

A2 CNN ka mundur të sigurojë pamje nga shtëpia ku 52 vjeçari me qëndrime radikale mbante të ngujuar familjen e tij.

E vendosur pranë lagjes ‘5 maji’ në kryeqytet, në këtë banesë të rrënuar me kushte shumë të vështira, Gjergji Laçi mbante mbyllur bashkëshorten dhe 2 djemtë e tij prej 6 vitesh.

Ai madje nuk lejonte as fëmijët që të shkonin në shkollë. Mësohet se policia është njoftuar nga një i afërm i bashkëshortes së 52-vjeçarit, i cili deklaroi se ajo dhunohej sistematikisht.

52-vjeçari ishte në skedarët e policisë dhe rezultonte i dënuar më parë për armëmbajtje.