Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Serbët në institucione, Kosova të shtyjë “targat” e të japë asosacionin”, NATO e BE vigjilentë

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2022, 17:11 | Kosova
“Serbët në institucione, Kosova të shtyjë

Lista Serbe mbajti një protestë paqësore në Mitrovicën e Veriut. Kryetari Goran Rakiq tha se serbët do të mbrohen, por foli për paqe dhe kërkoi krijimin e asosacionit të komunave serbe. Nga ana tjetër tha se në çdo rast serbët do të mbrohen dhe nuk do të lejojnë përjashtimin e tyre.

Në fakt, dorëheqjet e të shtunës nga institucionet e Kosovës u pasuan edhe nga ato të kryetarëve të komunave serbe të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit atje.

E bashkë me ta edhe këshilltarët komunalë. Dorëheqjet vijnë në shenjë proteste ndaj autoriteteve të Kosovës qe pezulluan drejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ai refuzoi zbatimin e vendimit me disa faza për targat ilegale. Situata në veri të Kosovës konsiderohet nga burime brenda organeve të sigurisë si me e turbullta në 12 vjetët e fundit, siç duket edhe për faktin e implikimit të drejtpërdrejt të shërbimeve ruse në incidente.

Një video e së shtunës në mesnatë tregon disa persona të maskuar në veri të Kosovës që shtien me armë. Po ashtu, në Mitrovicën të Veriut u shfaqen postera me mbishkrimin “Putini në Kosovë” së bashku me flamurët rusë, krah atyre serb. Aleksandar Vuçiç i tha ambasadorit rus në Serbi, se situata është rrjedhoje e lëvizjeve te njëanshme të Prishtinës dhe mosrespektimit te Marrëveshjeve të Brukselit”.

Presidenti serb përsëriti mirënjohjen për atë që e quajti qëndrim parimor të Rusisë dhe për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Një takim Vuçiç e pati edhe me përfaqësuesit e Kishës Ortodokse. Por NATO dhe BE i bënë thirrje Beogradit dhe Prishtinës te parandalojnë agravimin e situatës. KFOR dhe EULEX po qëndrojnë vigjilente dhe gati për të ndërhyrë për të garantuar stabilitetin.

Pas bisedave telefonike të përfaqësuesit të Lartë të BE me kryeministrin e Kosovës Kurti dhe presidentin e Serbise Vuçiç, Joseph Borrell  kërkoi nga serbët të kthehen në institucionet e Kosovës, ndërsa kësaj të fundit të zgjasë afatin për targat dhe ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Çdo veprim, si djegia e makinave, ose retorika frikësuese që mund të çojë në tensione, është e papranueshme dhe do të shkaktojë reagim të duhur nga komuniteti ndërkombëtar, duke ju referuar KFOR-it ne kuadër te NATO-s dhe EULEX-it, misionit te Bashkimit Europian ne Kosove. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë