Të shtëna me armë zjarri në Kamzë

Publikuar më: 6/11/2022, ora 21:58
policia naten lokal arrestim plagosje 1203x720

Të shtëna me armë zjarri në Kamzë

Publikuar më: 6/11/2022, ora 21:58

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e së dielës në Kamzë. Policia bën të ditur se ka marrë informacione se një person ka qëlluar me armë zjarri teksa ka qenë duke lëvizur me motor.

Fatmirësisht nuk ka raportime për persona të lënduar.

“Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.