Tensionet në veri të Kosovës, reagon Xhaçka: Dialogu nevojitet më shumë se kurrë më parë

Publikuar më: 6/11/2022, ora 20:40
olta xhacka 1192x720

Tensionet në veri të Kosovës, reagon Xhaçka: Dialogu nevojitet më shumë se kurrë më parë

Publikuar më: 6/11/2022, ora 20:40

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar për situatën tejet të tensionuar në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Xhaçka shkruan se më shumë se kurrë më parë është i nevojshëm dialogu mes palëve. Ministrja thekson se dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi.

“Dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv. Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është momenti kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, shkruan Xhaçka.

Më herët reagoi edhe presidenti Bajram Begaj, i cili i shprehu homologes Vjosa Osmani shqetësimin për situatën në veri të Kosovës. Ai inkurajoi vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, garantuar nga NATO.