Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

‘Vijnë me gomone, por i presin makina të shtrenjta’, tjetër reportazh për emigrantët shqiptarë

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2022, 13:01 | Kronikë
‘Vijnë me gomone, por i presin makina të shtrenjta’,

Nuk kanë të ndalur artikujt e mediave britanike kundër emigrantëve shqiptarë, të cilët sipas disa zyrtarëve të qeverisë së Sunak janë kthyer në një problem në ishull, për shkak të lidhjes së tyre me krimin e organizuar.

Kësaj here, Daily Mail ka nxjerrë një detaj të ri nga rrugëtimi i rrezikshëm i shqiptarëve përmes kanalit të La Manshit, për të mbështetur më tej faktin se pjesa më e madhe e emigrantëve nga vendi i Ballkanit, synojnë Britaninë, pikërisht për t’iu bashkuar kriminelëve që operojnë tashmë në tregun e paligjshëm britanik.

Sipas Daily Mail, emigrantët shqiptarë që vendosen në hotele pasi kalojnë kanalin merren brenda disa orësh nga të afërm apo të njohur të tyre që udhëtojnë me makina të shtrenjta.

Gazeta ka monitoruar një hotel pranë aeroportit të Heathrow ku strehohen emigrantët pas vendimit të qeverisë, i cili më herët kushtonte 150 paund nata dhe ka të gjitha facilitetet e mundshme.

Daily Mail sjell rastin e biznesmenit 42 vjeçar Sadik Mura, i cili shkoi në këtë hotel me një Range Rover 80 mijë paund për të marrë dy kushërinjtë e tij 29 dhe 15 vjeçar.

Biznesmeni shqiptar tregon se përsa kohë që hoteli ia lejon të marrë kushërinjtë e tij dhe nuk ka asnjë pengesë apo siguri, atëherë ai nuk ka arsye se përse mos i marrë të afërmit.

Javën e kaluar, Home Office deklaroi se shqiptarët që merren nga hotelet zakonisht ‘zhduken’, duke iu bashkuara grupeve kriminale të specializuara në kultivimin e bimëve narkotike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë